Ka ndërruar jetë A.Rr 4 vjeçare e aksidentuar sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. E mitura ishte në cilësinë e këmbësores, raporton Sinjali.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, njofton policia, transmeton Sinjali.
Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, tha policia.
Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion/Sinjali/