image Vdes infermierja e QKMF-së në Malishevë, ishte dërguar për shërim në Turqi

Kosovë

Shëndetësi/ Vdes infermierja e QKMF-së në Malishevë, ishte dërguar për shërim në Turqi

news image

Qendra Kryesore  e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar për vdekjen e infermieres, Lumturije Krasniqi.

Ajo ishte dërguar për trajtim në Turqi pas mbledhjes së mjeteve të nevojshme financiare, por trajtimi kishte rezultuar i pasuksesshëm.

Kolegët e saj kanë shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e koleges së tyre.

“Edhe një lajm i dhimbshëm për stafin tonë që të shkruajmë njoftimin mortor për motrën, Lumturije Krasniqi. Vdekja jote tronditi të gjithë stafin e QKMF-së” thuhet në njoftimin e QKMF-së së Malishevës

E ndjera Krasniqi ishte infermiere në shërbimin e Gjinekologjisë në Malishevë.