image Vdes imami që shërbente në xhaminë e fshatit të Hashim Thaçit

Kosovë

Burojë/ Vdes imami që shërbente në xhaminë e fshatit të Hashim Thaçit

news image

Ka vdekur imami Avdyl Krasniqi nga Vojniku i Skenderajt. Ai ishte imam në xhaminë e fshatit Burojë, vendlindjes së presidentit Hashim Thaçi.

Për vdekjen e tij ngushëllime kanë shprehur presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së. Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi”, ka shkruar Thaçi..

Ngushëllime ka shprehur edhe Veseli përmes llogarisë së tij Facebook.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka thënë Veseli.