image Vdes gruaja shtatzënë në Gjilan, lind foshnja e shëndoshë

Shëndetësi/ Vdes gruaja shtatzënë në Gjilan, lind foshnja e shëndoshë

news image

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në Gjilan. Sipas mjekëve, gruaja kishte shkuar në spital pa shenja jete. Mjekët kanë arritur që foshnjen ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, i cili tha se gruaja shtatzënë nuk ka mundur të kthehet në jetë edhe pas intervenimit të mjekëve.

Hajrullahu kishte qenë pjesë e epikës mjekësore që e kanë trajtuar rastin por ai ka deklaruar se gjendja e foshnjës është e mirë.

“Një grua ka ardhur pa shenja jete, se unë kam qenë edhe kujdestar, dhe kam qenë pjesë e epikes në reanimin e saj. Ka qenë grua shtatëzane, e cila ka ardh pa shenja viatale, pa tension pa aktivitet të zemrës. Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Siç bënë të ditur Drejtori i Spitalit të Gjilanit, familjarët e gruas së vdekur nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni viktimës. /Gazeta Sinjali/