Ka vdekur në moshën 45-vjeçare, gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi, shkruan Gazeta Sinjali.
Violeta ka dhënë kontribut të madh në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet, torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në Kosovën e para luftës.
Violeta njihet edhe për paraqitjet e saj në grupin muzikor “Vivien” të viteve 1984. Gjatë asaj kohe, ajo ka përfaqëruar dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
Violeta me vite ka punuar Radio Televizionin e Kosovës, e njohur për emisonet dokumentare si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”.
Ndërsa, gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News. /Gazeta Sinjali/