image Vdes anëtari i kryesisë në Degën e LDK-së në Klinë, Aziz Desku

Sociale

Vdes anëtari i kryesisë në Degën e LDK-së në Klinë, Aziz Desku

news image

Ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Aziz Desku.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe anëtarët e partisë së tij.

“Me dhimbje e mora lajmin se ka ndërruar jetë Aziz Desku, anëtar i kryesisë në Degën e LDK-së në KlinëAziz Desku ishte i palodhshëm në veprimtarinë e tij si në Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe në detyrat e funksionet në institucionet komunale në Klinë”, është shprehur Besim Hoti, anëtar i degës së LDK-së në Klinë.

Ai ka thënë se angazhimi dhe kontributi i Azizit për vite me radhë në Degën e LDK-së në Klinë nuk do të harrohet asnjëherë, por “do të mbetet gjallë përgjithmonë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të”.

Lavdi jetës dhe veprës se aktivistit dhe intelektualit Aziz Desku”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/GazetaSinjali/