Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së nga Rahoveci, Samedin Dula. Lajmin e ka dhënë ish-zëvëndëskryeminsitri dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah Hoti.
Dula gjatë aktivitetit të tij politik kishte qenë anëtar i kryesisë në nëndegën e LDK-së “Sheshi i Republikës” në Rahoves.
Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, në emër të tij dhe të strukturave të degës së LDK-së në Rahovec.
“Sot u nda nga jeta z. Samedin Dula, nje mik e bashkepunetor, njeri i urte e i respektuar, anetar i Kryesise te Nendeges se LDK-se “Sheshi i Republikes” ne qytetin e Rahovecit”.
“Ne emrin tim dhe te te gjitha strukturave te LDK-se ne Rahovec, i shpreh ngushllime familjes se Samedinit dhe gjithe miqve te tij. U prehte ne paqe”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Sinjali/