image Vdes 49-vjeçari që u plagos pas mesnate në Mitrovicë

Siguri

Vdes 49-vjeçari që u plagos pas mesnate në Mitrovicë

news image

Një 49-vjeçar ka vdekur në QKUK pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë, shkruan Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor”, tha Zahiti.

Ai ka dhënë edhe detaje të tjera për ngjarjen.

“Vrasje e rëndë/ Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën Evlia Qelebia. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

 Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.

Pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.

Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.”

/GazetaSinjali/