Një 4-vjeçar ka vdekur sot pasi është goditur nga vetura në fshatin Caralluka të Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale në Gjakovë, si dhe kanë njoftuar se vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në QKMF-në e Malishevës.
“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmije -rreth 4 vjeqar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Malishevë.
“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë. Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakovë eshët njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë.”