image Vdes 109-vjeçari nga fshati Llojan i Maqedonisë, thuhet se ishte më i moshuari në rajon

Sociale

Vdes 109-vjeçari nga fshati Llojan i Maqedonisë, thuhet se ishte më i moshuari në rajon

news image

Ka ndërruar jetë një 109-vjeçar nga fshati Llojan i Maqedonisë, i cili thuhet se ishte njeriu më i moshuar në rajon.

Përmes një njoftimi të faqes së këtij fshati, ata kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit, ku përmendet se edhe ishte njeriu më i moshuar në rajon.

“S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen. Sot në moshën 109 vjeçar ndërroi jetë Ramiz Selmani,  njeriu më i moshuar në rajon, i cili jetoi jetën me shëndet të mirë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të  drekës, në varrezat e fshatit Llojan. Allahu e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes dhe miqve i dhëntë durim”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/