Një vajzë 10 vjeçare në Itali humbi jetën për shkak të një sfide ekstreme në rrjetin social Tik Tok.
Ajo ishte duke realizuar një video në TikTok pasi e kishte lidhur veten me rrip, e si pasojë u ngulfat dhe vdiq, shkruan Italy24news, transmeton Gazeta Sinjali.
Prokuroria po e heton rastin e vdekjes së fëmijës që humbi jetën si pasojë e lojës në Tik Tok.
Sfida e Blackout
Vajza e vogël mori pjesë në sfidën e Blackout, i cila i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes.
Videot po përhapen në internet duke shpjeguar se si funksionon. Kjo gjë po praktikohet me përdorimin e litarëve ose krahëve të vendosur rreth qafës. /Gazeta Sinjali/