image Vdekjet, trajtimi e vaksinimi – Situata me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Vdekjet, trajtimi e vaksinimi – Situata me COVID-19 në Kosovë

news image

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë është 2.129, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri sot janë shënuar 104.042 raste pozitive nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste.

Sakaq, numri i rasteve aktive është 10.486.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në raportin e fundit njoftoi se në spitalet e Kosovës po trajtohen 713 pacientë, 598 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

36 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 563 janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 të konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe 248 me oksigjenoterapi.

Në mjekimi Intensiv – COVID janë 16 pacientë plus 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive.

Në Kosovë deri më datën 21 prill, në nivel vendi janë vaksinuar rreth 20 mijë persona në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Në këtë numër përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Autoritetet kanë thënë se do të pranohen edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Kontingjenti i parë me vaksina, në Kosovë arriti në mbrëmjen e 28 marsit dhe është në kuadër të vaksinave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)./Gazeta Sinjali/