image Vdekjet misterioze të oligarkëve rusë, kush qëndron pas tyre?

Botë

Vdekjet misterioze të oligarkëve rusë, kush qëndron pas tyre?

news image

Të paktën shtatë oligarkë rusë të afërt me Vladimir Putin kanë humbur jetën në mënyrë misterioze muajt e fundit në Rusi. Shumë mendojnë që ata mund të jenë vrarë, për të “spastruar” të gjithë ata që dilnin kundër Putin dhe politikave të tij.

Vdekjet e tyre kanë ndodhur në rrethana misterioze. Por burimet besojnë se ata mund të jenë vrarë pasi pretendohet se ka ngjashmëri në vdekjet e tyre.

Viktima e fundit e dukshme ishte Ivan Pechorin – njeriu kryesor i Putinit për zhvillimin e burimeve të mëdha të Arktikut të Rusisë. Ai u rrëzua nga një varkë në ujërat afër ishullit Russky në rrethana misterioze.

Vdekja e tij erdhi vetëm disa javë pasi bosi i naftës Ravil Maganov vdiq pasi “ra nga dritarja e spitalit”. 64-vjeçari, i cili ishte kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, thuhet se vdiq pasi ra nga dritarja e katit të gjashtë në Spitalin Qendror të Klinikës së Moskës. Në atë kohë u tha se gruaja e tij ishte në dhomën ngjitur, ndërsa pas “hedhjes” nuk u gjet asnjë shënim që ai të mund të kishte lënë pas.

Megjithatë kanali Telegram anti-Kremlin General SVR pretendoi se Maganov ishte vrarë me urdhër të Putinit. Por, këto janë vetëm disa nga vdekjet e fundit misterioze midis ish-rrethit të brendshëm të Kremlinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Më 25 shkurt, një ditë pasi Putini urdhëroi trupat e tij në Ukrainë, trupi i Alexander Tyulakov, një zyrtar i lartë financiar dhe sigurie i Gazprom në nivelin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm u gjet i vdekur.

Ai u gjet me litar në qafë në shtëpinë e tij 500,000 £. Vetëm tre javë më parë, në të njëjtat vila elitar, në rajonin e Leningradit, Leonid Shulman, shefi i transportit në Gazprom Invest, u gjet i vdekur, shkruan The Sun.

Ndërkohë, oligarku Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zëvendës president i Gazprombank dhe ish-zyrtar i Kremlinit, u gjet i vrarë me armë zjarri në apartamentin e tij në Moskë.

Disa ditë më vonë, Sergey Protosenya, 55 vjeç, u gjet i vdekur, i varur në Spanjë. Protosenya ishte ish-zëvendëskryetar i Novotek, një kompani e lidhur ngushtë me Kremlinin.

Në mars, trupi i miliarderit rus Vasily Melnikov u gjet në apartamentin e tij luksoz me plagë me thikë në qytetin Nizhny Novgorod.

Këto janë të dhënat që hedhin dyshimet se të shtatë oligarkët mund të jenë vrarë mes frikës se Putini po pastron rrethin e tij të brendshëm, ndërsa pushtimi i tij në Ukrainë vazhdon të dështojë.

/GazetaSinjali/