Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:15, në Mitrovicë, ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, një burrë, të moshës 60 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, si dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për në obduksion.
Rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”. /GazetaSinjali/