image Vdekje e dyshimtë në Malishevë - Sinjali

Vdekje e dyshimtë në Malishevë

news image

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje rreth orës 13:00 në fshatin Bellanicë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se dikush kishte telefonuar ekipin mjekësor për t’i ofruar ndihmë asaj, por kur ky ekip ka arritur në vendin e ngjarjes e ka gjetur atë pa shenja jete.

Trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin