Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Gjilan, pasi është dërguar një burrë pa shenja jete në spital të këtij qyteti.
Sipas familjarëve të të ndjerit, ai vuante nga një sëmundje e mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, është liruar për familjarët për ceremoni mortore.