image Vdekje e dyshimtë në Drenas

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Drenas

news image

Policia e Kosovës ka hapur rast për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje në mesditë, në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në QKMF, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/