image Vdekje e dyshimtë në Drenas/ Çka deklaruan mjekët e familjarët për 58-vjeçarin që vdiq

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Drenas/ Çka deklaruan mjekët e familjarët për 58-vjeçarin që vdiq

news image

Policia e Kosovës sot ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në fshatin Komoran të Drenasit. 58-vjeçari Xhemajl Cakaj sipas mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran është dërguar pa shenja jete në këtë qendër.

Sinjalizues të Sinjalit brenda kësaj qendre thanë se fillimisht ishte kërkuar nga Policia që të njoftohet Emergjenca se një person në Komoran është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet përkatëse kanë shkuar në QKMF, pasi që viktima ishte dërguar nga familjarët në këtë qendër, shkruan Sinjali.

Sipas sinjalizuesve, mjeku kujdestar ka konstatuar se 58-vjeçari ishte dërguar në spital pa shenja jete.

Ndërkohë që familjarët dyshojnë se deri të vdekja e tij ka ardhur për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes që dyshohet se ndodhi rreth orës 16:40, sipas burimeve të Sinjalit, kanë dalë të gjitha njësitet dhe rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Kurse me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore.

/GazetaSinjali/