image Vdekja tragjike e George Floyd nën gjurin e policit bëhet kryetemë në SHBA, reagon edhe Trump

Botë

Vdekja tragjike e George Floyd nën gjurin e policit bëhet kryetemë në SHBA, reagon edhe Trump

news image

Pamjet tragjike të një burri me ngjyrë i cili vdiq duke kërkuar mëshirë nën gjurin e një oficeri të policisë kanë shkaktuar reagime të ashpra e deri te protesta të dhunshme në qytetin e Minneapolis në SHBA.

Në video dëgjohet viktima George Floyd, i cili i thotë disa herë policit që nuk mund të marrë frymë dhe se i dhemb stomaku. Por pavarësisht lutjeve, efektivi nuk e heq gjurin nga qafa e tij.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ngjarje shumë shumë e dhimbshme, shumë shumë e trishtë”, tha Trump.

Ai u pyet nëse polici në fjalë do të shkarkohet, ndërsa tha se për këtë do ta shikojnë një raport të cilin do ta marrin.

“Do të kthehemi dhe do ta shikojmë raportin e plotë, por është vërtetë një ngjarje shumë e dhimbshme”, deklaroi Trump.

Rreth 24 orë nga vdekja e 46-vjeçarit, mijëra protestues u përleshën me forcat e rendit në Mineapolis, qytetin e viktimës. Shumë prej tyre u mblodhën për të protestuar pikërisht në vendin ku ai u arrestua të hënën në mbrëmje. Disa protestues hodhën gurë në drejtim të policëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, por jo me plumba gome, raportoi një ekip i CNN në vendngjarje.

Vdekja e Floyd shkaktoi reagime të shumta edhe të personazheve publike në SHBA. Ai punonte si roje në një lokal në Mineapolis. Pronari i lokalit e përshkroi si një njeri të qetë dhe të këndshëm, që nuk kishte shfaqur agresivitet apo mungesë respekti ndaj askujt. /Gazeta Sinjali/