image Vdekja tragjike e 28-vjeçarit në fushë, reagon FSHF: Jemi të tronditur, mjekët specialist intervenuan menjëherë

Futboll

Vdekja tragjike e 28-vjeçarit në fushë, reagon FSHF: Jemi të tronditur, mjekët specialist intervenuan menjëherë

news image

Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur e tronditur për tragjedinë e cila ndodhi sot në fushë të gjelbër, ku gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani humbi jetën futbollisti 28-vjeçar i ekipit Egnatia, ganezi Raphael Dwamena, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Siç njofton FSHF, përkundër reagimit të menjëhershëm të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë, Dwamnea fatkeqësisht humbi jetën.

“Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë”, thuhet në reagimin e tyre.

Me këtë rast, FSHF i ka shprehur ngushëllime familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje.

Po ashtu, bëhet e ditur se “të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë”.

Postimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

/GazetaSinjaliSport/