Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet e ditur se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të shpallë një ditë zie për viktimat e tragjedisë në Kroaci.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për media në presidencë, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do të shpallë dite zie. Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/