Sot është ndarë nga jeta, ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në moshën 58-vjeçare.
Ngushëllimet ne adresë të familjes Nishani, janë të shumta, që tani. E një ndër këto ngushëllime, është edhe i kryeministrit Rama.
Rama, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
“U prehtë në paqe!Ngushëllime familjes”, ka shkruar Rama, në rrjetin social Facebook.
Nishani vuante nga një sëmundje autoimune që i infektoi mushkëritë, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua pasi ai u infektua me COVID-19.
Nishani vdiq në Gjermani më 28 maj 2022, në moshën 58-vjeçare.