image Vdekja e dyshimtë në Prizren: Ky është burri që u gjet pa shenia jete në shtëpinë e tij

Siguri

Vdekja e dyshimtë në Prizren: Ky është burri që u gjet pa shenia jete në shtëpinë e tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ndodhi në rrugën “Izair Berisha” në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete nga një familjar, në shtëpinë e tij. Policia e cilësoi rastin si të dyshimtë, teksa trupi i pajetë u dërgua për obduksion.

Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nexhmedin Domuzetin, i moshës 67-vjeçare.

I ndjeri që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka intervistuar disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet i ndjeri, Prokurori ka urdhëruar që të nisin hetimet për “Vdekje e dyshimtë”.

/GazetaSinjali/