image Vdekja e dyshimtë në Gjilan/ 53-vjeçari u gjet i varur në litar

Siguri

Vdekja e dyshimtë në Gjilan/ 53-vjeçari u gjet i varur në litar

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një 53-vjeçar që u gjet pa shenja jete në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se ai është gjetur i varur në litar.

Prokurori i rastit, Shaban Spahiu, i tha mbrëmë Sinjalit se tani i ndjeri kishte qenë në një vilë për pushim me shokët e tij.

“Policia ka qëndruar disa orë në vend të ngjarjes dhe ka qenë problem identifikimi i tij sepse s’ka pasur dokumentacion me vete. Ai i ka lënë të gjitha dokumentet në një vilë ku ka pushuar me disa shokë dhe ka dalë pa marr asgjë me vete”, tha Spahiu.

Sipas tij, dyshohet se viktima kishte qenë në një fazë depresive./Gazeta Sinjali/