image Vdekja e 4 vjeçares në Podujevë, një muaj paraburgim shoferit

Kosovë

Vdekja e 4 vjeçares në Podujevë, një muaj paraburgim shoferit

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, ka shqiptuar një muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se goditi për vdekje A.Rr, 4 vjeçare, raporton Sinjali.

Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici. Ndërsa sot, Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar. Sipas mjekëve e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.