image Vazhdon thyerja e rregullave në trafik, tejkalim i rrezikshëm në rrugën Prishtinë-Gjilan (VIDEO)

Siguri

Vazhdon thyerja e rregullave në trafik, tejkalim i rrezikshëm në rrugën Prishtinë-Gjilan (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes në rrugë dhe magjistrale. Gjatë sezonit veror, shpesh herë ndodh që rregullat e trafikut të thyhen nga veturat me targa të huaja. Një rast i fundit ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht afër fshatit Slivovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet një veturë me targa të huaja, duke vozitur me shpejtësi të palejuar dhe bën tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Sipas pamjeve, në momentin kur shoferi bën tejkalim, shihet se një numër i madh i veturave janë duke ardhur në drejtim të njëjtë.

Policia e Kosovës, me pajisjet e reja tashmë po monitoron situatën edhe më në detaje. Brenda 24 orëve, ka shqiptuar gjithsej 1636 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht raste kur shoferët rrezikojnë jetën e tyre, po ashtu edhe të tjerëve, duke vozitur me shpejtësi dhe bëjnë tejkalime të palejuara.

/GazetaSinjali/