image Kosovari bën tejkalim në vijë të plotë në dalje të Shëngjinit, rrezikon trafikun – VIDEO

Sinjalizime

Kosovari bën tejkalim në vijë të plotë në dalje të Shëngjinit, rrezikon trafikun – VIDEO

news image

Një veturë e tipit VW Golf me targat 04 540 IM, ka bërë një tejkalim në vijë të plotë në dalje të Shëngjinit në qytetin e Lezhës, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, vetura shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, çka është e ndaluar me rregulla të komunikacionit.

Sipas sinjalizuesit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

/GazetaSinjali/