image Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët testohen për të udhëtuar jashtë vendit

Shëndetësi

Vazhdon testimi në IKShPK, qytetarët testohen për të udhëtuar jashtë vendit

news image

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) të hënë në mëngjes numër i vogël i qytetarëve janë testuar për të vërtetuar nëse janë të infektuar me COVID-19.

Disa qytetarë thanë se po testohen ngase kanë pasur simptoma e disa të tjerë për të udhëtuar jashtë vendit.

Majlinda Dybeltari tha se testin për COVID-19 po i duhet për udhëtim në Zvicër, raporton EO.

“Po testin për COVID po më duhet për udhëtim në Zvicër. Besoj brenda ditës e kemi gati, se fluturimin e kemi nesër”.

Bastrie Uka thotë se e ka bërë testin para tri javësh, duke shtuar se vaksina ka qenë i vetmi ilaç kundër COVID-it.

“Testin për COVID-19 e kom po para tri javësh sepse kom pas me kalu kufirin. COVID-in e kom pas ma herët”.

“Kom pas temperaturë ethe. Të gjithëve u them merrni vaksinat”./GazetaSinjali/