Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 835 raste të reja nga 2.253 testime, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Kurse, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë në spitalet COVID.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 37.625 raste pozitive, prej tyre 18.481 janë shëruar, 18.346 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 798 persona. /Gazeta Sinjali/