image Vazhdon rezistenca e gjashtë klubeve të Superligës ndaj Ademit: Nuk e njohim Komitetin Ekzekutiv

Futboll

Futboll/ Vazhdon rezistenca e gjashtë klubeve të Superligës ndaj Ademit: Nuk e njohim Komitetin Ekzekutiv

news image

Gjatë ditës së sotshme, kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me sekretarin, Eroll Salihu pritën në takim klubet e superligës.

Pas këtij takimi, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se gjashtë skuadrat e Superligës vazhdojnë me qëndrimin e përbashkët kundër Agim Ademit dhe FFK-së sa i përket zgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv me 27 janar.

“Ne 6 klubet e lartëcekura nuk e njohim Komitetin Ekzekutiv i zgjedhur në kuvendin e datës 27.01.2020”, ka thënë ndër të tjera Batatina në postimin e tij në Facebook.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Tahir Batatinës:

Të nderuar qytetarë, futbolldashës dhe media!

Njoftim rreth takimit të sotëm me Kryetarin dhe Sekretarin e FFK-së

Vazhdon qëndrimi i përbashkët i gjashtë skuadrave të Superligës (KF Llapi, FC Prishtina, FC Ballkani, KF Trepça ’89, FC Drenica dhe FC Ferizaj)

Pas takimit të mbajtur me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, i njoftuam ata me 2 pikat kryesore si kërkesat tona të vetme:

Pika e parë – Ne 6 klubet e lartëcekura nuk e njohim Komitetin Ekzekutiv i zgjedhur në kuvendin e datës 27.01.2020;
dhe
Pika e dytë – Ne 6 klubet e lartëcekura dhe disa klube tjera kërkojmë ndryshime statutare (që kërkojmë përfaqësimin e klubeve tona në Komitet me nga një anëtar të secilit klub të Superligës që të jemi të barabarta të gjitha klubet njësoj).

Agim Ademi deklaroj se është PRO kërkesës tonë qe me ndryshime statutare të gjitha klubet e Superliges të jenë pjesë e Komiteti Ekzekutiv dhe se një gjë e tillë do të bëhet në Kuvendin e ardheshëm të punë pasi qe amendamentet e propozuara nga ne janë dërguar në FIFA dhe UEFA.

Agim Ademi dhe Eroll Salihu u zotuan para nesh dhe na premtuan se të gjitha klubet e Superligës do të jenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv në FFK nëse jemi në harmoni me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ne klubet vendosëm që të vazhdojmë garën për hirë të ndeshjes së Përfaqësueses në muajin mars dhe njëherit po presim përgjigje nga UEFA dhe FIFA.

Në rast se Agim Ademi nuk i përmbahet zotimit të tij, do të përballet me të gjitha klubet.
Gjithashtu ne presim edhe verdiktin e fundit të Gjykatës pasi që kemi bërë padi për arsye se janë shkelur pothuajse të gjitha nenet e Statutit gjatë Kuvendit të mbajtur më 27.01.2020 dhe do të marrim vendimet e fundit për të gjitha veprimet e radhës.

Me respekt
Anëtarët e Këshillit për Reformë dhe ndryshime statutare në FFK