Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 12 mijë e 144 qytetarë me vaksinën anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1 milion e 432 mijë e 135 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi, kurse nga 2 mijë e 870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 182.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 1 mijë e 226. /GazetaSinjali/