Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Ky i fundit përmes një postimi në Twitter ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për nevojën e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Takim i mirë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. E urova atë për qeverinë e re dhe po ashtu diskutuam për nevojën e ringjalles së dialogut me Serbinë. Asnjë mik më i mirë për Kosovën se Britania”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
Ndërkaq, Kurti gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar edhe disa takime tjera, por nuk është takuar me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell.
Nuk dihet nëse arsye për këtë është qëndrimi i Kurtit që në vend të taksës, Serbisë t’i vendoset masa e reciprocitetit, vendim ky që po kundërshtohet nga SHBA-ja./GazetaSinjali/