image Vazhdon përhapja e COVID, mbi 3 mijë e 800 raste aktive në Kosovë

Shëndetësi

Vazhdon përhapja e COVID, mbi 3 mijë e 800 raste aktive në Kosovë

news image

Kosova që nga paraqitja e rasteve të para me Omicron, është ballafaquar me rritje të numrit të rasteve ditore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë aktualisht janë 3837 raste aktive.

Vetëm dje, sipas raportit 24-orësh, u regjistruan 658 raste të reja dhe janë shëruar 106 qytetarë.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

/GazetaSinjali