image Vazhdon numërimi i votave nga diaspora: Garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së

Kosovë

Zgjedhje/ Vazhdon numërimi i votave nga diaspora: Garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së

news image

Është duke vazhduar ende procesi numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë për zgjedhjet e 6 tetorit të mbajtura në Kosovë.

Në bazë te rezultateve të deritanishme, Vetëvendosje është partia e parë nga votat me postë e cila ka marrur 2 mijë e 553 vota.

Partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila deri më tani ka marrur 972 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është partia e tretë me 825 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marr 369 vota.

Në anë tjetër koalicioni Nisma- AKR-PD ka marr gjithsej 356 vota./Gazeta Sinjali/