image Vazhdon ndihma e SHBA-së për Ukrainën, këto janë armët e reja që i dërgon

Botë

Vazhdon ndihma e SHBA-së për Ukrainën, këto janë armët e reja që i dërgon

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i agresionit rus në Ukrasinë, kanë mbështetur vazhdimisht ukrainasit duke u dërguar ndihma të ndryshme, përfshirë edhe armatim.

Së fundi, presidenti Joe Biden, autorizoi një ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën, duke dërguar armë të reja, raporton Al Jazeera.

Armët e reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dërguar Ukrainës përfshijnë armë kundërajrore, armë të vogla dhe sistem anti-blinda.

Në anën tjetër, SHBA kanë vënë sanskione të shumta kundër Rusisë për shkak të veprimeve të kësaj të fundit, që çuan drejt një lufte të re.

Ukraina, përveç SHBA-ve ka pranuar ndihma të shumta edhe nga shtetet tjera, nga ‘kontinenti i vjetër’ Evropa, ndihma edhe ushtarake.

/GazetaSinjali/