image Jasharaj pas takimit me Kurtin: S'ka marrëveshje

Arsim

Jasharaj pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje

news image

Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut ka folur për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës.

Jasharaj tha se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovëës nuk po lëviz nga 50 euro.

“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizjte”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu ka thënë se e mira është se dialogu ka nisur. Marrëveshja nuk është arritur, kështu greva pritet të vazhdojë.

“Do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”.

/GazetaSinjali/