Kombëtarja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20.
Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar.
Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.
Kujtojmë që dy futbollistët, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha vetëm disa ditë më herët konfirmuan largimin nga Përfaqësuesja e Kosovës U21 për t’iu bashkuar kuqezinjve.
Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Ky ndryshim programi erdhi pas ftesës së Federatës Kroate të Futbollit për të organizuar këto miqësore dhe pasi u ra dakord mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore: