Njëri ndër shtetet më të prekura në botë nga koronavirusi është Italia, e cila është konstatuar edhe si epiqendër e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit, në shtetin e Italisë, janë shënuar 753 viktima dhe 34 mijë e 283 raste të reja me koronavirus.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 1 milion e 272 mijë e 352, prej të cilëve 42 mijë e 217 kanë ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/