Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, shkruan Sinjali.
Në komunën e Gjilanit po prinë kandidati i VV-së, Alban Hyseni me 44,98 për qind. Ndërsa pas tij radhitet kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual Lutfi Haziri me 43,57 për qind.
Hyseni ka 413 vota më shumë se Haziri.
Deri tani janë numëruar 72 për qind e votave në këtë komunë. /GazetaSinjali/