image Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të ATK-së

Financa

Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të ATK-së

news image

Ashtu si dje, edhe sot, nga ora 09:00, punëtorët e Administratës Tatimore e Kosovës kanë filluar grevën, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë, e cila është vazhdimësi e grevës së majit të këtij viti, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e punëtorëve të ATK-së janë: krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera.

Ndërkaq, pas përfundimit të grevës së sotme, Sindikata e Punëtorëve të ATK-së ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media./Gazeta Sinjali/