image Vazhdon dita e gjashtë e barrikadave në veri

Siguri

Vazhdon dita e gjashtë e barrikadave në veri

news image


Për të gjashtën ditë me radhë, disa serbë në veri të Kosovës po vazhdojnë të bllokojnë rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Vendosja e barrikadave nga disa serbë lokalë u nxit nga arrestimi i ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova thotë se ai dyshohet për “sulm terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

Situata në barrikada është e qetë.

Shkollat fillore dhe të mesme, në veriun e banuar me shumicë serbe, e që funksionojnë sipas sistemit serb, janë të mbyllura që nga e hëna, sikurse edhe objektet e hotelerisë.

Shumica e qytetarëve që gjenden në barrikada, janë punonjës të institucioneve serbe në Kosovë, nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit. Siç mëson REL-i, ata dalin në barrikada me ndërrime, raporton REL.

Policia e Kosovës është vendosur në vendbanimet shumetnike në Mitrovicë të Veriut: Lagjen e Boshnjakëve, Tre Rrokaqiejt dhe në Kodrën e Minatorëve.

/GazetaSinjali/