image Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët i vrasin edhe fëmijët e tyre për t'i fajësuar shqiptarët

Politikë

Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët i vrasin edhe fëmijët e tyre për t’i fajësuar shqiptarët

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhënë detaje për veriun e vendit, duke raportuar për disa parregullësi të ndodhura në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen atje më 23 prill, raporton Gazeta Sinjali.

Mehaj ka thënë se këtyre ditëve të fundit janë duke parë inskenimet dhe incidentet në veri dhe në disa komuna tjera ku djegen pronat, automjetet apo edhe kërcënohen serbët të cilët duan të integrohen në Republikën e Kosovës. Sipas ministrit Mehaj, këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia e cila tënton që fajin për këto t’ua hedhë shqiptarëve.

“Për të arritur qëllimin e tyre Serbët janë në gjendje të vrasin edhe fëmijët e tyre dhe të provojnë që fajin t’ua lënë shqiptarëve, raste të tilla kemi edhe në të kaluarën siç është rasti “Panda” në Pejë, kur u vranë 6 të rinj serbë dhe për këtë u fajësuan shqiptarët, pastaj kemi rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët, e gjithë kjo për të bërë më të besueshme pretendimet dhe akuzat e padrejta ndaj luftës çlirimtare”, tha Mehaj.

Mehaj në reagimin e tij shtoi se Serbia është mohuese e krimeve të kryera nga aparati shtetëror i saj, në gjithë Ballkanin dhe sërisht tënton të sillet si viktimë, ndërsa qytetarët e Kosovës u shpreh se e njohin mirë mendësinë kriminale të serbisë, e njohin propagandën dhe gënjeshtrën e tyre dhe e njohin viktimizimin.

“Besoj në maturinë e qytetarëve tanë sidomos në këto ditë kur grupet kriminale serbe po tentojnë me çdo kusht të destabilizojnë gjendjen duke inskenuar incidente në veriun e Republikës. Tendencën e serbisë është duke e kuptuar edhe bota nderkombëtare, deklarata e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: “Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tregon që për çasjen serbisë janë në dijeni edhe partnerët tanë”, tha ai.

Ministri në fund të reagimit të tij ftoi qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi.
/GazetaSinjali/