image Vazhdon debati mes Qeverisë e Komunës së Prishtinës: Minipulues, s’e keni ndarë asnjë cent shtesë

Politikë

Vazhdon debati mes Qeverisë e Komunës së Prishtinës: Minipulues, s’e keni ndarë asnjë cent shtesë

news image

Një debat me reagime e kundër-reagime në rrjetin social “Facebook” ka nisur mes ministrit të Financave, Hekuran Murati si dhe nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, debat ky i cili ka në qendër buxhetin e kësaj komune.

Për deklaratën e Muratit i cili tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, sesa vet komuna, Zogaj teksa e quajti manipulues u shprehur se qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

“Z. Ministër Manipulues Murati, Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë”.

“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht! Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!! Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/