Pothuajse çdo ditë raportohet për shkeljen e rregullave të trafikut në qytete të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave e rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sot redaksia e Sinjalit ka pranuar video të shumta nga një qytetar, ku shihet se veturat e shfrytëzojnë shiritin emergjent për tejkalimin e kolonës.
Bëhet fjalë për magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Stanoc.
Sinjalizuesi tha se vozitja e këtyre shoferëve të papërgjegjshëm i ka rrezikuar njerëzit tjerë që kanë qenë në komunikacion.
“Sot në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë përkatësisht në fshatin Stanoc aty ku përfundon autoudha shoferët e pandërgjegjshëm vozisnin në shiritin emergjent duke rrezikuar të tjerët në komunikacion vetëm e vetëm që të mos presin në kolonë“, tha ai për Sinjalin.
Më poshtë është përmbledhja e të gjitha videove të ndara që i ka dërguar sinjalizuesi.