24 mijë nxënës në tërë Kosovën, sot po mbajnë pjesën e parë të testit të arritshmërisë.
Testi i arritshmërisë organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe ka për qëllim orientimin e nxënsëve në karrierë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndaj këtij testi shpeshherë ka pasur kritika, kjo për shkak të parregullsive që ndodhin gjatë mbajtjes së tij.
Shumë herë është përfolur për kopjim, ku nxënësit lirshëm arrijnë të shkëmbejnë përgjigje, qoftë në mënyre direkte, ashtu edhe përmes mjeteve të komunikimit.
E zgjidhjen më të lehtë për të vazhduar avazin e vjetër, si duket e kanë gjetur disa nxënës të cilët janë pjesë e grupeve në Facebook, aty ku secila përgjigje sillet.