Lavdim Krasniqi, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial është shoqëruar në Polici dhe po intervistohet nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.
Kallxo.com njofton se Krasniqi është arrestuar për rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë.
Kujtojmë se për rastin e subvencioneve janë arrestuar edhe 21 zyrtarë të tjerë.