image Vazhdojnë zjarret në Greqi/ Gjysmë milioni hektarë tokë e shkrumbuar dhe mijëra ndërtesa të djegura (Video)

Evropë

Vazhdojnë zjarret në Greqi/ Gjysmë milioni hektarë tokë e shkrumbuar dhe mijëra ndërtesa të djegura (Video)

news image

Evia, ishulli i dytë më i madh në Greqi, vazhdon të digjet nga zjarret.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët tash e një javë, pasi ka vendbanime dhe fshatra të rrethuara nga zjarri.

Media në Greqi kanë publikuar video që tregojnë dëmin e madh të shkaktuar nga zjarret.

Në videon nga UP Stories, raportohet se disa prej zjarreve janë ende aktive.

Autoritetet e shtetit e cilësojnë dëmin në shkallën e katastrofës, ndërsa bëjnë me dije se gjysmë milionë hektar tokë është shkrumbuar.

Gjithashtu mijëra ndërtesa kanë pësuar dëme të pallogaritshme dhe shumë prej tyre janë shkatërruar plotësisht./GazetaSinjali/