Zjarret digjen pranë Kievit ndërsa imazhet satelitore tregojnë se njësitë ruse ‘qëllojnë aktivisht’ në zonat e banuara.
Imazhet e reja satelitore kanë treguar atë që duket se forcat ruse gjuajnë me artileri nga një fshat pak kilometra në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas Kiev, si dhe dëmtime në aeroportin Hostomel.
SHBA dhe aleatët e saj në NATO kanë dërguar deri më tani 17 mijë raketa antitank dhe 2 mijë raketa anti-ajrore Stinger për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, sipas raporteve të mediave amerikane.
Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha sot se Rusia kishte paralajmëruar SHBA-në se “pompimi i armëve nga një numër vendesh nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato autokolona objektiva legjitime“.
Ai gjithashtu denoncoi sanksionet e SHBA-së kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje të rëndë sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse“.
Ryabkov shtoi se Moska do të veprojë në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.
Zëvendësministri i Jashtëm tha gjithashtu se Rusia nuk ka ndërmend të dëbojë mediat dhe bizneset perëndimore në mes të tensioneve në rritje me Perëndimin, duke shtuar se “ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën“.
Imazhet satelitore nga Maxar duket se sugjerojnë se njësitë ushtarake ruse po “qëllojnë në mënyrë aktive artileri drejt zonave të banuara“, shkruan skynews.
Dëme të përhapura dhe kratere përplasjesh janë parë në Moschun, një qytet në veriperëndim të Kievit, dhe zjarret po vazhdojnë të digjen në aeroportin Hostomel, i cili njihet edhe si Aeroporti Antonov.
Një linjë 64 km tankesh dhe automjetesh të tjera ishte grumbulluar jashtë Kievit në fillim të javës së kaluar, por përparimi i trupave ruse dukej se kishte ngecur mes raporteve për mungesë ushqimi dhe karburanti, rrugë me baltë dhe sulme nga trupat ukrainase duke përdorur raketa antitank.