image Vazhdojnë shkeljet në trafik/ Tejkalime dhe parkime në vende të gabuara

Siguri

Vazhdojnë shkeljet në trafik/ Tejkalime dhe parkime në vende të gabuara

news image

Trotuaret po vazhdojnë të shfrytëzohen si parking për shumë automjete, duke pamundësuar kështu shpeshherë ecjen e qytetarëve nëpër to, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një fotografi, ku shihet një veturë e parkuar në trotuar, ndërsa një qytetar duke ecur në rrugën e destinuar për automjete.

Sipas sinjalizuesit, fotografia është realizuar përballë Stacionit Policorë në Gjilan.

Ndërkohë, nuk janë të rralla rastet kur në rrugët e Kosovës bëhen shkelje edhe në zebra.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku një sinjalizues tjetër ka dërguar pamje nga qyteti i Pejës, i cili thotë se “në rrugë me katër korsi bën kthimin gjysëm rrethor në vija të këmbësorëve”.

Ndërkaq, edhe në qytetin e Ferizajt është parkuar një veturë pa vend, ku sinjalizuesi i cili e ka dërguar foton, thotë se i ka bllokuar edhe veturat tjera në qarkullim.

Vendi në të cilin është parkuar vetura sipas sinjalizuesit është afër KEDS në Ferizaj.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/