image Vazhdojnë ristrukturimet në polici, ndërrohet komandanti i policisë në Podujevë

Siguri

Vazhdojnë ristrukturimet në polici, ndërrohet komandanti i policisë në Podujevë

news image

Sot, Gazeta Sinjali raportoi për shkarkimin e Nazim Sahitit nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Nga tani e tutje, Sahiti do të jetë këshilltar në policinë e rajonit të Prishtinës.

Por, ky nuk është ndryshimi vetëm që është në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës.

Policia ka filluar ristrukturimin edhe nëpër komuna dhe rajone të ndryshme.

Me pozitë të re në polici, nga sot do të jetë edhe ish-komandanti i policisë në Podujevë, Isak Ejupi.

Ejupi sot ka filluar punën si shef i Operativës në Drejtorinë për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë Ejupi, i cili tha se në pozitën e komandantit të policisë në këtë qytet, tani është emëruar Njazi Jashari./Gazeta Sinjali/